"E njëjtë si historia e njohur e spartanit të vogël"
Është tërësisht qesharake, tek dëgjohesh që shan, përflet dhe harxhon energji pafund (veprim politikisht korrekt) në një çështje ku je ti ai që gabon. Dhe për dreq, nuk e pranon...! Këtë e kanë bërë kryeministrat tanë shpesh, veçanërisht ky i fundit. E njëjtë si historia e njohur e spartanit të vogël, i cili pasi kishte fshehur një dhelpërush nën mantelin e tij, më përpara lejoi t'ia shqyente barkun kafsha, derisa vdiq, sesa të pranonte se e kishte vjedhur. Komike ëëë?! Andaj është e nevojshme, që të gjithë të ngremë krye ndaj këtij realiteti mjeran. Dhe ne jemi me mijëra të tillë, që së bashku i themi "NDAL!" njerëzve që vetëshpallen shumë më të rritur se ligji, shumë më të rritur se liria e shprehjes. Realisht, më vjen keq që jetoj në një vend ku demokracia konvertohet në Pazar.