E Diel, 1 Nëntor 2026

"E paperceptueshme, të luftojë qeveria mediat!"

Rasti i Televizionit A1 ose ai i TCH pak muaj më parë, të venë në mendime. Kur vjen puna tek media, unë nuk bëj teori. Por, megjithatë kuptoj diçka nga kombi dhe komuniteti. Arrij, pra, të përftoj konceptin e bashkëveprimit në të gjitha format e tij. Arrij të vërej se, si politika mund të (ose mund të mos) shërbejë si timon për ekonominë; se si gjërat mund të jenë njëherësh lokale dhe ndërkombëtare; se si normës së bizneseve të saponisura ndaj bizneseve të falimentuara, mund t'i gjendet një jehonë në nivelet çmeritëse të varfërisë aktuale të përbashkët, ndaj së cilës unë shqetësohem vërtet. Por nuk arrij të kuptoj pse çdokush, në çdo sektor, pozitë a mbretëri do ta neglizhonte shansin e të pasurit një zë të gjallë të tijin? Pra, si mundet një vend apo një qeveri, të hyjë në luftë me median? Në vetvete është një paradoks, në rastin e Shqipërisë, është në të gjitha kuptimet, beteja mes Shqipërisë së re dhe asaj të vjetrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›