E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fytyra e vërtetë e politikës së spastrimit etnik"

Te gjitha kodet penale, në të gjithe boten demokratike , bile edhe në ish- diktaturat fashiste, naziste, komuniste, parashkruajne dhe percaktojne qartazi se cilido që mbron, strehon, ndihmon direkt ose terthorazi një kriminel, qofte ky edhe ordiner, është bashkepunetor në krim. Si i tille ai ndeshkohet si kriminel. Është nja fakt i njohur po ashtu se vetem një kriminel mbron kriminelin. Ky rregull i vlefshem për krime ordinere merr vlere të shumefishte kur behet fjale për kriminele lufte si Ratko Mlladiç apo Radovan Karaxhiç, dy perbindesha me fytyre njeriu që i kanë lyer duart deri në berryla me gjakun e qindra-mijera viktimave të pafajshme të Shrebrenices, Vukovarit, Prekazit të Eperm, Recakut, Koshares. Qindra-mijera varret e femijeve e pleqeve, grave e burrave, të rinjve e të rejave të Sarajeves, Shrebrenices e mbare Kosoves … bejne thirrje për drejtesi. Janë edhe dhjetëra fantazma të tjera kriminelesh serbe që mbrohen nga Beogradi zyrtar. Shtriga i han bijte e vet… Por mesa duket shtriga serbe ben perjashtim nga kjo filozofi boterore! Si dore e zgjatur e tiranise së Millosheviçit, si ushtare të pashpirt të politikes së tij të gjenocidit, Mlladiçi, Karaxhiçi, Arkanji e shume e shume të tjere janë fytyra e vertete e politikes së spastrimit etnik serb, janë deshmia me e qarte e politikes së terrorizmit shteteror të Beogradit zyrtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›