E Diel, 1 Nëntor 2026

"Na keni lënë targën me posterat që kanë mbetur mureve"

Mendova se pas zgjedhjes së Presidentit, do të kishte një zë qytetar në Parlament për ta zëvendësuar atë si deputet. Por nuk ndodhi keshtu. Ju z.deputet Paloka që zëvendësuat z.Topi na premtuat se do ishit pjese e jona, se e ardhmja e zones sonë do ishit ju etj., etj. Shumë mirë z.deputet, po ku janë këto premtime? Ju zgjodhëm në vend të një tiransi dhe në vend të një njeriu të artit dhe kultures. Ju zgjodhem ju të na përfaqësonit, por që prej marrjes së postit që ëndërronit, nuk ju kemi parë më. Sot ku jeni z.Paloka? Jeni pjese e jona? Ju me 200 000 lekë rrogë dhe ne pa ujë e drita? Ju me super automjet dhe ne pa bukë? Faleminderit z.deputet për premtimet zë-ëmbla, por me sa shohim në Parlament zëri ju ka ndryshuar. Mos e trashni shumë se do të keni probleme me fytin! Dhe diçka tjeter. Faleminderit që na keni lene targen me posterat e tua që kanë ngelur nëpër mure.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›