Stilisti McQueen gjendet i vdekur në banesë
LONDER – Stilisti 40 vjecar Alexander McQueen u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi , ndërsa të dhënat paraprake të lidhura me shkaqet e vdekjes flasin për një vetëvrasje. Mësohet se stilisti është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa duket se vdekja nuk është trajtuar si e dyshimtë. Pak ditë më parë, McQueen humbi nënën e tij dhe stilisti kishte shkruar shpesh herë në Twitter se ndihej i dëshpëruar. Familjarët u kanë bërë apel mediave të respektojnë privatësinë e tyre. (e.n/BalkanWeb)