E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kryeministër, a e di kush ishte në Marshimin e Heshtur?"

 

Kryeministër! "Të dëshpëruarit" zbarkuan sërish në rrugë, ashtu siç ti i do gjithmonë (në të mirë e në të keq). Këtë herë nuk ishe në tribune... si zakonisht. Më lejo të të tregoj se çfarë ndodhte në atë grumbull..."të dëshpëruarish". Të gjithë ishin pa fjalë, sepse u lutën boll për jetët që JU (së bashku) i morët në Gërdec... e fjalët shterën. Të gjithë ishin të zbehtë, sepse gjakun ja dhuruan me dëshirën më të madhe atyre të cilëve JU (së bashku) ua morët. Ishin të gjithë së bashku, gra, të moshuar, fëmijë... të çdo moshe, ironikisht... tamam si atë ditë. Po lë mënjanë atë çka shkolla më mëson ,"gjykimin e kthjellët e të ftohtë" e po flas me zemër. Si student Gazetarie, di që diktatorët janë makineria e fundit gjakpirëse që duhet shfarosur. Ashtu sikurse di që një ditë, JU dhe familja juaj do të kujtoheni me turp. Zoti ju faltë dhe ju ndriçoftë rrugën sepse njerëzit... nuk do ta bëjnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›