E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ku duhen kërkuar viktimat e qeverisjes së keqe?"

Dëshirën që Shqipërinë ta fusim në Europë e kemi të gjithë, por nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Opozita duhet të këtë një rol më aktiv, të bëjë më shumë protesta, të akuzojë më shumë këtë qeveri të degraduar që kemi tani dhe mbi të gjitha, duhet të përgatitet për të marrë pushtetin (pra të rinovohet thellësisht). Dhe këto protesta duhen bërë në koordinim me ata që janë duke vuajtur më shumë dhe më drejtpërdrejtë se të gjithë pasojat e qeverisjes së keqe, p.sh., bizneset ose mediat. Pse vallë opozita duhet të shkojë fshat më fshat në këtë periudhë, kur viktimat e qeverisjes së keqe janë "shtrirë" rrugëve të Tiranës? Vërtet duhet të qëndroni pranë fshatit, dhe askush nuk është kundër kësaj, por çdo gjë duhet bërë në kohën dhe vendin e vet. Po vdesin bizneset dhe bashkë me to, po vdesin dhe ato pak vende pune që ekzistojnë në Shqipëri. Këtë le të shohë opozita se të tjerat janë thjesht veprime cinike, që mund të sigurojnë ca vota më shumë, por jo opozitë reale dhe vërtet ndryshuese. Faleminderit!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›