"Nëse do të vlerësosh një komb, shih dhe vlerëso varrezat e tij"
Ata, të varrosur mbi plehra...! Kurse ne, të varrosur për së gjalli...! Kështu do ta filloja përgjigjen për shkrimin shumë njerëzor dhe të kohës nga z.Ardian Ndreca, që me dhimbje i ben një pershkrim asaj gjendjeje për këtë problem në qytetin e Shkodres. Të ishte vetem ky rast do të ngushelloheshim, po e keqja është se e njejta gje, mos me keq, është në mbare vendin. Ndodhin deri marrezira, siç u veprua për Monumentin e Martirëve në Shkodër e Mirditë, apo ajo zhvarrosja e tmerrshme në Korçe e gjetke, me qellime fitimi etj. Nuk ka me keq se të humbasish respektin për ata që i kemi pasur dhe i kemi, "Kreatyra", "Idhuj", shembelltyra për një shoqeri të vertete njerëzore. Të humbasësh respektin për ata, do të thote të mohosh vetveten. Z.Ndreca flet aq bukur e me fakte konkrete për Shkodren tone Loce, po sa të tilla pamje si në Shkodren "LOCE", ka në çdo qytet e fshat të Shqipërisë, (më dridhet trupi kur shkruaj këtë frazë po është fakt). Me e keqja është se për këtë gjendje nuk ka asnje institucion shteteror apo shoqeror që të preokupohet. Mendoni për Varrezat e Dëshmorëve dhe figurave të shquara të vendit që janë "kryevarre" dhe veprohet keshtu, ç'mund të flasim për varrezat publike, që çmendemi kur na vjen rasti të shpiem në to, të dashurit tone larguar nga jeta? Mendoj se ky është një problem i madh shoqeror e duhet vleresuar. Mos harrojme një thenie të mençur: "Në do të shikosh e vlerësosh kulturën e një kombi, shih dhe vlerëso varrezat e tij".