E Diel, 1 Nëntor 2026

"Jemi viktima të politikës që pëlqen aleancat me rrugaçët"

 

 

Gërdeci është shembulli se si korruptimi i shtetit bën që Mafia të kontrollojë çdo gjë e të veproje si të dojë vetë, ndërsa populli, si çdo herë, të paguajë pasojat. Ky është shteti ynë, kjo është koha e maskarenjve. Kemi rënë preh e politikës së lidhur me rrugaçët. Se deri kur do vazhdojë kjo, nuk e dimë. Jetojmë aty ku shteti të shet vdekjen me para dhe nuk mban të paktën as përgjegjësi morale. Të ndërton krevat prej gëzhojash dhe predhash për të fjetur pastaj të hedh në erë, dhe ka guximin të justifikohet duke thënë se nuk e dija se ekzistonte Gërdeci. Domethënë, ne hedhim valle në gojë të ujkut. Kjo është logo unike e shtetit tonë.

Ne përdorena prej politikës si karrem për fushatat elektorale që u intereson atyre. Na detyrojnë t'u bëhena mercenarë në favor të atyre derisa të fitojnë, pastaj të kthejnë shpinën dhe nuk shfaqen para elektoratit për t'i shërbyer. Me tragjedinë e Gërdecit politika shqiptare i vuri një tjetër njollë të zezë historisë së saj, por shpresojmë të mos ndikojë për keq, sidomos për marrjen e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ndër të tjera, shpresojmë të jetë e afërt dita që pasojat e politikës kurvë të mos i paguaj populli shqiptar.

Faleminderit gazeta "Shekulli"!

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›