E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spoti më i mirë është...

Portali muzikor amerikan ‘NME’, ka shpallur video-spotin e këngës "Hurt" (Dhembja), të këngëtarit Johnny Cash, të punuar në vitin 2002, për spotin më të mirë muzikor të të gjitha kohërave. Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 18:23

Përpunimi i këngës së grupit Nine Inch Nails nga ana e Johnny Cash doli të jetë shumë më i preferuar sesa spotet e konkurrentëve të tij, dukshëm më të ri.

Në vendin e dytë u radhitë spoti i këngës “Just”, i grupit Radiohead, ndërsa i treti ai i këngës "Wicked Game", i këngëtarit Chris Isaak, në të cilin shfaqet edhe modelja Helene Christensen.

Në mesin e dhjetë më të mirëve u plasuan edhe grupi Prodigy, me spotin e këngës "Smack my Bitch up"; Sigur Ros, me "Vidrar Vel Til Loftarasa"; Beastie Boys, me "Sabotage”; Foo Fighters, me "Everlong"; Bjork, me "All is Full of Love"; dhe grupi Soundgarden, me spotin e këngës "Black Hole Sun".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›