E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Johny English

Rowan Atkinson, i njohur si Mister Bean, i kthehet rolit të agjentit sekret britanik, Johny English. Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 18:24

Në pjesën e parë të filmit, të xhiruar në vitin 2003, English u desh të hetonte vjedhjen e margaritarëve mbretërorë dhe të shpëtonte vendin nga krimineli që dëshironte të bëhej sundimtar i ri i Britanisë së Madhe.

Ndërkaq, tetë vjet më vonë, në pjesën e dytë të filmit, agjenti English stërvit me më të mirët. Kjo, ngase tani agjenti sekret britanik duhet të parandalojë një grup vrasësish ndërkombëtarë me pagesë në synimin e tyre për të vrarë një lider botëror.

Në film, përveç Rowan Atkinson, luajnë edhe Dominic West, Gillian Anderson, Rosamund Pike, Daniel Kaluuya. Regjia i është besuar regjisorit Oliver Parker, ndërkaq skenarin e ka bërë Hamish McColl.

Filmi “Johny English: Reborn” pritet që të fillojë të shfaqet nëpër kinema gjatë muajit shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›