E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ky ndoshta di sekretin e Nostradamusit dhe arrin të shohë të ardhmen"

 
Di gjë njeri kur del ai artikulli në "New Times" për trafikun e armëve në Shqipëri??? Dje Sali Berisha, në Parlament beri deklaratën politike më fantastike që kam lexuar ndonjëherë në jetën time (dhe unë lexoj shumë). Përmbledhja e deklaratës ishte: "Çfarëdo që do të shkruhet në "New Times" nuk do të jetë e vërtetë."
Tashti, për të dalë në këtë konkluzion, Sali Berisha, ose di sekretin e Nostradamusit dhe arrin të shohë të ardhmen se sa i vërtetë do të jetë artikulli në fjalë. Ose është fajtor dhe po mundohet me një mënyrë shumë të ulët dhe fëminore të fshehë të vërtetën. Unë ndihem i fyer pas një deklarate të tillë nga Kryeministri im. Si ka mundësi që atij t'i shkojë mendja se ka shqiptarë që do ta besojnë një broçkull të tillë??? Ndihem i fyer jo për faktin se ai po gënjen, por për faktin se me një deklaratë të tillë ai po fyen inteligjencën time.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›