E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nëse s'është përgjegjës as kur shteti VRET, ta harrojmë demokracinë!"

 
Përse vdekja e baxhanakut të Kryeministrit nuk raportohej nga vete shteti, por u desh të nxirrej nga mediat me bodec? Arsyeja nuk është se ai punonte për buken e gojes, siç thotë Kryeministri ynë burrec, që mohon dhe shet edhe njerëzit e vet, për të shpëtuar karrigen. Rrethanat e ngjarjes dhe ato që zbulohen përditë, na bëjnë të dyshojmë fort se i ndjeri ishte njeriu që supervizonte municionet dhe të ardhurat. E vërteta është e thjeshtë: për shkak të një afere të drejtuar nga shteti që Berisha kryeson, kanë vdekur dhjetëra qytetare e janë demtuar qindra. Çfare duhet të bejë një lider me shume për të qene pergjegjes? N.q.s nuk është pergjegjes as kur shteti VRET, atehere ai është i paprekshem dhe ta harrojme demokracine që mendojme se jetojmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›