"Le të merremi me dëshmitë, faktet janë shumë të qarta"
Janë dhjetëra punetore që deshmojne se paketonin plumba që i ngarkonin në trajlera dhe shkonin në Durres. Aty bëhej paketim dhe trafik armësh, jo demontim. Jam i bindur se bëhej me dijeni të plotë të Kryeministrit dhe Ministrit. Në vend që të merremi me llafe në ajer, le të merremi me faktet. Dhe faktet janë sheshit. Lexoni deshmitë. Deri tani punetoret nuk kanë genjyer: thane kishte femije, femije kishte; thane jemi pa siguracion, pa siguracion jane… Mua me çudit një fakt: si ka mundesi të mos ketë ditur asgje Berisha…? I leme të gjitha… Si ka mundesi që Berisha nuk e dinte? Ka SHISH, ka SHIU (edhe ky ka dale ka thene që nuk e dinte), ka raporte vjetore… Kjo, pra, është e habitshme.