E Diel, 1 Nëntor 2026

"Më duket se janë kopjacët më të mëdhenj që ekzistojnë"

Gjate 16-17-vjeteve të fundit une kam vezhguar se drejtuesit tane vetem kopjojne. Më duket se janë kopjacet me të medhenj që ekzistojne. Kanë kopjuar shume nga ligjet e Amerikes, që nuk mund të aplikohen në territorin shqiptar për arsye të shumta. Këtë mund ta krahasoja me OKB-ne në Kosove. Si mund t'i jape mesim aty një nga Bangladeshi, një fëmije në Kosovë, kur ai nga Bangladeshi perdor gjuhe banale apo force fizike ndaj femijes në vende publike? Edhe ligjet e OKB-se nuk mund të njehsohen pasi nuk mund të vihen në praktike në çdo vend të botes njesoj.Ketu me vjen ndermend rasti i fundit mbi projektligjin anti-duhan, kot me kot!!! Nuk dua të kaloj nga një teme në tjetren se si Sala si ai para tij, kanë bërë gabime me okë në kurriz të popullit të mjere, që pret, vetem pret… por as ata vete nuk e dine për çfare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›