"Moj Vlorë e bukur në gropë / Të kanë shitur të zotë!"
"Petrolifera" dhe TEC-i në Vlorë ka shumë djallëzi brenda! Historia përsëritet dhe kënga e vjetër labe thotë: "Moj Vlorë e bukur në gropë / Të kanë shitur të zotë...". Ushtrimi i dhunës ndaj qytetarëve tregon se qeveria nuk ka asnjë provë ligjshmërie, por përdor metodat staliniste. Mendojnë se duke ushtruar dhunë do të mund të mbajnë të frikësuar popullin. Harron që Vlora në çdo epokë ka bërë historinë. Harron që po ngacmon folenë e grerëzave.