E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nata e Errët" prangos 29 vjeçarin e akuzuar për vjedhje

Nata e errët ka qenë operacioni i organizuar nga ana e policisë së Lezhës, që ka çuar dje në pranga Blerim Tufën, 29 vjeç nga Fushë Kruja. Burime zyrtare të policisë së Lezhës thanë se nga Seksioni i Krimeve ndaj Pronës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i Blerim Tufës, me banim aktualisht në lagjen Skenderbeg të qytetit të Lezhës. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë hetimeve si dhe ekspertizës së bërë në disa lokale që ishin vjedhur, ka rezultuar që Tufa të jetë autori i vjedhjes së tyre. Sipas policisë bëhet fjalë për katër dyqane, të cilët janë thyer dhe vjedhur dy ditët e fundit në qytetin e Lezhës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Tufës, policia gjeti dhe sekuestroi dhe sendet e vjedhura në lokalet e mësipërme që janë:  televizorë plazma LG me ngjyrë të zezë, telekomanda të televizorëve plazëm dhe aparaturave Digitalb, aparatura Digitalb se bashku me kartat e tyre smart, televizor tip Orion me ngjyrë të zezë, disa shishe uiski etj. Policia tha se ka ngritur ndaj Tufës t akuzën e Vjedhjes së pasurisë të kryer me shumë se një herë.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›