Kushtetuesja, peng i vrasësve të poetëve dhe kriminelëve të diktaturës

Bllokimi i ligjit të dosjeve lë në pushtet spiunët e sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët vrasës
Më në fund Gjykata Kushtetuese mori vendimin e saj kundër ligjit të lustracionit. Në unison me Partinë Socialiste dhe me shpurën e spiunëve të sigurimit, operativëve të sigurimit, punonjësve të sigurimit, hetuesve, prokurorëve, gjykatësve pjesë e dhunës së diktaturës komuniste, kjo Gjykatë vendosi pezullimin e ligjit që pastronte figurën e politikanit, gjyqtarit, prokurorit, administratorit nga njollat e së kaluarës së egër komuniste.Ky vendim i marrë me një mazhorancë absolute votash padyshim që është pjesë e vendimeve më skandaloze në rruzullin tokësor. Një nga gjyqtarët që ka firmosur dënimin me varje për Avzi Nelën në konflikt të plotë interesi me ligjin në fjalë voton për rrëzimin e këtij ligji. Paradokse të tilla vetëm në Shqipëri mund të ndodhin, ku njeriu që ka varur një poet pushon një ligj që nuk e vret, por minimalisht i heq të drejtën të ridënojë apo të marrë jetë njerëzish. Vendimi i djeshëm riktheu sërish në politikë, në administratë, në gjykata, prokurori, e kudo ata që vranë, persekutuan, rrahën, torturuan, masakruan, burgosën internuan mijëra fëmijë, të rinj, gra, plaka e pleq. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese riktheu në skenë faktin që diktatura kriminale e regjimit monist është më e fortë se kurrë, është më e pamposhtur se kurrë. Duart me gjak të gjykatësve firmosën ditën e djeshme dënimin me vdekje të shpresës së vetme për të larguar njëherë e përgjithmonë nga pushteti shërbëtorët e diktaturës që kanë duart me gjak. Diktatura e proletariatit e ushtroi edhe dje trysninë e saj mbi demokracinë shqiptare. Tashmë pinjollët e kësaj diktature ushtruan dhunën e kartonit për të mbajtur të paprekur forcën e pushtetit që buron nga përfaqësimi i tyre në të gjitha qelizat e shtetit. Sot ne shikojmë në radhët e prokurorisë ish hetues që kanë rrahur, vrarë dhe përdhunuar gjatë diktaturës komuniste. Sot ne shikojmë në krye të gjyqeve njerëz që kanë vrarë e kanë prerë, hetues e sigurimsa të cilët kanë lyer muret e qelive me gjakun e shqiptarëve nën pretekstin e veprimtarive armiqësore ndaj Partisë së Punës. Sot ne shikojmë në deputetë dhe politikanë shqiptarë spiunë dhe spiune që kanë dalë dëshmitarë miqve të tyre duke i dënuar me dhjetëra vite burg për agjitacion e propagandë ose puç kundër shtetit. Vendimi i djeshëm i gjykatës Kushtetuese konfirmoi hapur para shqiptarëve se mitra komuniste vazhdon të pjellë këlyshët e saj që po mbajnë peng një komb të tërë, të ardhmen dhe zhvillimin e tij. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi faktin që kjo gjykatë nuk është një institucion i pavarur por është pjesë e partisë së punës që merr urdhra nga pasardhësja e saj Partia Socialiste. Vendimi i djeshëm ishte konfirmimi i asaj që në Shqipëri demokracia është një iluzion, forcën dhe pushtetin e kanë ata që vranë dhe prenë, ata që masakruan për 45 vjet rresht një komb të tërë. Edhe legjislacioni i ardhshëm duket se do të jetë peng i dosjeve të diktaturës komuniste, ku deputetë do të jenë sërish pseudonimet që nga Alfons Ballsha deri te Medicina, që nga Cigarja deri te Serbi. Tashmë dosjet do vazhdojnë të komandojnë politikën shqiptare, administratën shqiptare, gjyqësorin shqiptar dhe jetën tonë dhe të fëmijëve tanë.
Email This Klikime: 26