"Nëse kjo do ndodhte në Amerikë, do kishte një proces gjyqësor"
Lexova në rubrikën tuaj kontakt, eksperiencën në një rajon policie. Unë merrem me krimet në Amerike dhe po mbaroj shkollën për këtë degë, Drejtësi Kriminale. Është shumë interesante dhe e çuditshme eksperienca që ju keni kaluar në këtë komisariat policie. Policia është pasqyra e shtetit, nëse policia ka treguar një sjellje të tille të tregon se me çfarë shteti kemi të bëjmë ne. Në Amerikë nëse do të kishte ndodhur diçka e tillë, do ta kishte marrë vesh jo vetëm shefi i policisë, por dhe Kongresmeni dhe Senatori i Shtetit, ku mund të kishte ndodhur kjo ngjarje. Ku janë politikanët shqiptarë në këto raste? Ku janë deputetët e zonës në këto raste? Apo i kanë bythët shumë të mëdha këta dhe nuk merren me ato që heqin qytetarët e thjeshtë nëpër institucione? Sa turp, mësoni nga këto eksperienca o popull dhe mendoni mirë se kujt ia jepni votën. Në Amerike kjo situatë do të ishte trajtuar më ndryshe dhe më qartë. Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur këtu, policia do të ishte hedhur në gjyq. Janë ligje nga Kushtetuta Amerikane që mbrojnë popullin Amerikan kundra dhunës dhe padrejtësive të policisë. Ku janë ligjet dhe zbatimet në Kushtetutën e Shqipërisë?