E Diel, 1 Nëntor 2026

"Një gabim i policisë dhe një pyetje për zv.Ministrin"

Kisha disa vlerësime lidhur me lajmin e vjedhjes së celularit të Zëvendësministrit. E para gjë, për mua, është sjellja e policisë. Është bërë zakon që publikon identitetin e minorenëve ashtu siç kanë bërë zakon që nxjerrin para kamerave, në një pozicion pozimi idiot, personat e arrestuar (të mos harrojmë se një person i arrestuar quhet fajtor vetëm pas procesit gjyqësor). Edhe djali në fjalë, që ka vjedhur atë celularin e zv.ministrit është akoma minoren. Me ç'etikë emri i tij identifikohet nga organet e rendit? Dhe pyetja ime tjetër: Çfarë donte një zv.ministër në një sallë lojërash? Aq më tepër zv.ministri i Financave?! Hajde shembull që i jep studentëve të Financave dhe të rinjve të tjerë, hajde!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›