E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vajzat shqiptare që martohen në Serbi, nuk duhen paragjykuar"

Femrat shqiptare që po martohen në Serbi, nuk po martohen për pasuri po për arsye të ndryshme. Në anët e tyre, u kanë ikur djemtë në emigrim dhe nuk po i merr kush për t'u martuar. Dhe kështu shikojnë ndërmjet shoqatave që të martohen ku të munden. Ato nuk martohen vetëm me serbë, por ka që martohen me italianë, grekë etj., dhe për mendimin tim ato nuk duhen paragjykuar. Le të kenë jetën e lumtur me atë që dëshirojnë. Kjo ka shumë rëndësi. Dëshiroj të shtoj që gjithë ata që ndihen të pikëlluar për këto vendime që marrin femrat shqiptare sot, atëherë le të shkojnë të martohen vetë me to para se t'i marrin të huajt, dhe jo të gjykojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›