"Një propozim radikal, si protestë për mbylljen e A1"
Letërshkruesit e kësaj rubrike kanë të drejte për heshtjen përsa i përket rastit të A1. Unë gjithsesi do të kisha një propozim konkret. Është një ide disi "radikale", por në rrethanat e Shqipërisë duhet bërë sepse në këtë vend, nuk të dëgjojnë nëse nuk flet ashpër. Konkretisht, propozoj që gazeta më e madhe në vend, "Shekulli", të mbyllet për disa ditë në shenjë proteste. Një veprim i tillë, patjetër që do sjelli një ndryshim të situatës.