E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reportazhi në Unazën e Tiranës, një përjetim i të gjithëve"

Reportazhi juaj mbi urbanët e Unazës së Tiranës ve tamam gishtin në plagë. Të gjithë kush më shumë e kush më pak, e kemi përjetuar atë situatë. Të gjithë, përveç atyre që e kanë në dorë atë punë ta rregullojnë. Ata kanë makinat e tyre personale ndoshta e nuk ju bëhet vonë për të tjerët pavarësisht se për këtë marrin rrogat. Edhe unë kam vënë re se i vetmi problem për pronaret e autobuzave, apo dhe të punësuarit në to, është sa lekë do mbledhin me to. Po se ç'ndodh me pasagjerët nuk ju intereson shumë. Kjo është njëra anë. Kjo punë duhet parë e analizuar thellë e nga specialistë të mirëfilltë. Pse e them kete; së pari, pergjegjesia e shtetit për rregullimin e sherbimit urban që nuk duhet të jete private dhe nese është keshtu, duhet kontrate me shtetin. Së dyti, shteti duhet të diktoje kushtet e kontrates në favor të pasagjerit popull dhe të vendosi rregull. Bëjini me aparaturë kontrolli ato biletat, siç e ka gjithë bota. Nuk ka nevojë për fatorino, e as për lekë kesh në duar. Heqja e faturinos do lehtesoje pune e mbi të gjitha edukon vetëveprimin e njerezve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›