"Një shtet klientelist i paaftë për të organizuar"
Shteti yne, ka një paaftesi të çuditshme për të drejtuar apo organizuar jeten në vend: e shikon të ardhmen e Shqiperise në duar të panjohura e për rrjedhim ben leshime të tilla parimore, që demtojne rende parimin e reciprocitetit në marredheniet nderkombetare. Në kete kuadër, shteti yne pranon se shqiptaret nuk janë në gjendje të nxjerrin buken e tyre vete prandaj Shqiperia mund të mbahet vetem në "ndihmat" (lemoshat) e kushtezuara. Shikoni çfarë marrëdhëniesh inferiore kemi me fqinjët. Kjo gjë vazhdon prej vitesh dhe nuk mund të justifikohemi më me shprehjen, “jemi të varfër, ata na bëjnë ç’të duan”. Nëse jemi të varfër për një vit apo dy vjet, nuk do të thotë të jemi të varfër përgjithmonë ndaj për këta politikanë që drejtojnë me turne, nuk ka më justifikime. Dikush mund të thote se na duhet "shkues" për në BE. Po atehere, në rast se behet fjale që ne do të ndihemi në BE siç ndihen shqiptaret në vendet fqinje, atehere në djall vafte dhe BE-ja! Për çfare duam të hyjme në BE, për të rregulluar dhe permiresuar parametrat e jeteses dhe ekzistenceës sonëe, apo thjesht se BE-së i duhet një territor më shumë?