E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njeriu Skënderbe mes mitit dhe simbolit"

Nga Doan DANI
Vijon nga numri i kaluar
Idealja e figurës skënderbjane që është transformuar në legjendë nga poetët e rilindjes lidhet me rolin e personazhit në qëndresën e kombit tonë përballë pushtimit. Nga simbol qëndrese sot njohim një piedestal nacionalizmi, shqiptarin e pastër që lufton për komb me qëllim mbijetesën dhe prosperitetin e tij. Flasim për Heroin sot, në të tashmen, duke e përfytyruar sipas kornizave të përcaktuara shekuj më vonë në domosdoshmëritë urgjente të kombit që po lindte, por Skënderbeu përpara se të jetë i tillë, ai ishte. Nuk ka nevojë për krijimin tonë sepse qe në gjendje për të lënë gjurmë historike.
Lindi (origjina) në zonat malore të Shqipërisë Lindore, në brendësi të Ballkanit, në mes të influencës sllave dhe origjinës shqiptare, në familje me orientim të qartë lindore Bizantin, në fundin e Mesjetës ku trojet tona njohin përçarje mes fisnikëve vendas me orientime të ndryshme dhe fqinjëve që mbanin të pushtuar pjesë të konsiderueshme rajonesh. Të nisur nga kjo, nga pikëpamja e Nacionalizmit (6 shekuj më përpara !!), mund të kosiderojmë luftën për komb, njësia themeltare e fesë së re, si të paimagjinueshme. Për nacionalistin, paprekshmëria e trojeve është e shenjtë, pushtuesit konsiderohen si shkelës të sakralitetit të lirisë së vetëvendosjes së kombit; në plan të parë është përfitimi kolektiv, bashkëkombasit janë një trung kundër rrymave përçarëse të brendshme dhe të huajës agresive në përgjithësi. Deri tani Skënderbeu romantik dhe ai komunist mishëron këto parime ndërsa Skënderbeu i kontekstit të mësipërm, ai real, devijon nga personazhi i poezive dhe i nënës Parti.
Është e vërtetë se luftoi për gjysme shekulli kundër pushtuesit. Lind pyetja çfarë ishin për Skënderbeun: malazezët, serbët, sllavo-bullgarët dhe venedikasit? Këto popuj, organizime shtetërore apo copëzime feudale, në të vërtetë zotëronin tokat e sotme shqiptare në Mal të Zi dhe ato që kanë humbur gjurmët shqiptare; Kosovën; Pollogun; Veriun e Shqipërisë me disa qytete të rëndësishme bregdetare. Shqipërisë i mbetej një rajon shumë i reduktuar në male. Megjithatë Heroi i ynë nuk i konsideroi si pushtues këto fqinjë, ndryshe nga çdo të bënte një nacionalist. Në Lidhjen e Lezhës që u zhvillua në qytetin zotërim të Venedikut, morën pjesë Cronjevicet. Pak kohë më vonë: Më 1459, Stefan Brankoviç u strehua pranë Skënderbeut nga ku mori për grua motrën e Donikës, gruas së Heroit. Me Venedikun marrëdhëniet në fillim u shfaqën armiqësore. Paqja e 1448 erdhi pas një lufte të përgjakshme të Skënderbeut me forcat e Venedikut ku Shkodra e pamposhtur përballë osmanëve do të jetë e tillë edhe përballë shqiptarit Gjergj Kastrioti. Nipi Hamzai në luftën kundër drishtjotëve, pësoi një shuplakë të hidhur nga ky qytet i madh- shkruan Barleti . Vetëm fshati i Balldrenit mbështeti luftën e Skënderbeut me Venedikun- shkruan Schmitt. Tek beteja për marrjen e Tivarit ku Skënderbeu kërkon të shfrytëzojë një aleancë me Stefanica Cronjeviç (familje në të cilën kishte martuar motrën) dhe Djuradj Brankoviç (familje nga e cila Skënderbeu do të merrte Elenën, nusen e djalit të vetëm), Venediku bleu familjen fisnike shqiptare të Dukagjinëve dhe së bashku me tradhtinë e komandantëve serbo-malazezë arriti të fitojë luftën me Kastriotin, ku morën pjesë përkrah Republikës së Shën Markut edhe fashatarë barinj të maleve tona. Kryqëzata e 1448 e përgatitur nga Papa, pamundësia ekonomike e Skënderbeut, intuita gjeopolitike e Venedikut që vërejti tek Kastrioti, një vegël kundër avancimit osman, indiferenca e bashkëkombësve madje lufta e tyre nën flamurin e Shën Markut kundër Kastriotit, solli paqen, e cila i siguroi Skënderbeut titull dhe një pension vjetor. Pensioni do të paguhej nga taksat e mbledhura në tokat shqiptare në zotërim të Venedikut! Heroi i ynë la në terren 1600 nga 7000 luftëtarët që e ndiqnin në këtë luftë mes shqiptarësh. Vendos thonjëzat për të dëshmuar se kjo ndjesi nuk ekziston në ato banorë që vetëm shekuj më vonë do të përvetësojnë (ndjesinë e përbashkët).
Dy vitet e fundit të jetës së Heroit dëshmojnë në mënyrë tragjike pafuqinë përballë lojës politike mes Venedikut, Napolit dhe Portës së Lartë. Është domethënëse që Skënderbeu vendqëndroi në Lezhë, Ulqin, Shkodër, zotërime veneciane, ndërsa Kruja ishte nën komandën e trupave veneciano-aragoneze, nga 1467 nën komandën e venecianit Baldassare Perduzzi. Pas fitores së madhe të 1467 ku Ballabani humbi jetën përpara mureve të Krujës, Skënderbeu hyri në Krujë përkohësisht sepse që nga korriku do ti pengohej hyrja, tashmë komandanti i lavdishëm i luftës kundër osmanëve kishte humbur qytetin e lindjes, zotër ishin venecianët që dëbuan edhe napoletanët. Nuk është e rastësishme që Kastrioti vdes në Lezhë dhe jo në Krujë, i rraskapitur nga luftërat, intrigat veneciao-napoletane, pa mbështetjen ekonomike të Papës që shpenzonte 50.000 dukate në ceremoninë e kurorëzimit, 10.000 të tjera për të ngrënë (në muaj) në një kohë që Luteri paguhej me 8 dukate në vit- shkruan Deschner.
Mungesa e ndjesisë kombëtare dhe për rrjedhojë e luftës nën këtë flamur dëshmohet tragjikisht nga qëndrimi i familjeve më të mëdha feudale shqiptare. Dukagjinët zënë vend të parë në armiqësinë me Heroin. Të ndarë në dy pjesë të trungut ku secila nuk heziton të mohojë origjinalitetin e tjetrës, familja e Nikollë Dukagjinit dhe familja e Palit me pasardhësin e famshëm Lekë Dukagjini, janë në hasmëri me njëra-tjetrën dhe për këtë shfrytëzojnë si aleancat me Venedikun ashtu edhe me osmanët. Pasi në vitin 1452 dy pjesët e trungut të Dukagjinëve ishin bashkuar kundër Skënderbeut, në 1454 Pal Dukagjini miqësohet me Kastriotin dhe në të njëjtin vit sipas shembullit të Skënderbeut, bëhet vasal i Alfonsit V të Napolit. Aleanca mes dy burrave të maleve zgjat pak sepse ambiciozi Lekë Dukagjini i joshur nga qyteti doganor i Danjës vendos ta pushtojë atë dhe ia arrin qëllimit. Euforia e shtyn në drejtim të Drishtit, por shkodranët e zbrapsin Lekën që detyrohet të kaloje Drinin: vetëm 60 pasues shpëtuan- shkruan Schmitt. Venediku dërgoi tre anije, 300 këmbësorë dhe 50 mushqetarë kundër Lekes. I frikësuar, ai u hapi qafat e maleve osmanëve dhe një inkursion i tyre theu keqas forcat e Skënderbeut në Mat. Draga Dukagjini tenton të shfrytëzojë vështirësinë e kushëririt dhe e sulmon, por nuk ka sukses madje ndodhet në vështirësi, veçanarisht popullsia e fshatrave. Sipas një kronike veneciane vendi i luftimeve tashmë ishte zbrasur, filloi emigracioni në Pulia dhe Markë. Vetëm më 1459 Lekë Dukagjini nënshkruan marrëveshjen e paqes me Venedikun që shikonte tek Leka një vegël tjetër kundër osmaneve. Më 1463 Lekë Dukagjini, pasi kishte vrarë Draga Dukagjinin, i pohon të dërguarit venecian: Nuk dua të jem nën Skënderbeun, por jam i kënaqur të shërbej nën çdo mëkëmbës ose përfaqësues të Signorias [Venedikut, D.D] suaj dhe ti bindem asaj përherë... Vasaliteti ndaj Napolit, pensioni venecian, osmanët që afroheshin gjithnjë e më shumë, zgjedhja e Kastriotit dhe e Dukagjinit për të luftuar Portën e Lartë sipas direktivave veneciane, bashkoi së fundmi dy familjet.
Pasi Heroi kishte vdekur, prijësi më i fortë ishte Lekë Dukagjini. Nikollë dhe Progon Dukagjini pak para vdekjes së Skënderbeut luftonin në anën osmane. Më 1471 iu rikthye hasmërive të brendshme familjare: Leka kërkoi ndihmën e osmanëve (deri në atë moment po i luftonte për hir të kombit !!), por u mund keqas në afërsi të Shkodrëskëtë lojë mes venecianëve dhe osmanëve do ta zhvillojë familja e maleve shqiptare deri në zhdukjen e saj.
Situatë analoge, ndonëse jo si në masën e rivalitetit mes Kastriotit dhe Dukagjinit (konfrontim me armë), paraqet edhe marrëdhënia e Kastriotit me Gjergj Aranitin. Më 1456, ndryshe nga Skënderbeu, Araniti ra në sferën veneciane, kundër asaj napoletane, i ndikuar së tepërmi nga disfata e Beratit që është edhe e fundit betejë e bashkuar e fisnikëve shqiptarë të Lidhjes së Lezhës. Dozha e emëroi Kapiten në viset arbëreshe, i dorëzoi një flamur të Shën Markut. Luftëtari i vjetër nuk iu nënshtrua kurrë dhëndrit të Krujës.
Skënderbeu u mundua që nëpërmjet martesës të afronte Topia

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›