"Dashuria për Atdheun, është ushtria më e fortë e një vendi"
"E mira të vjen nga s'e pret", thotë një fjalë e urtë popullore. E ja, teksa "shokohem" nga disa shkrime sa bajate dhe deri antikombëtare, si ato për basorelievin e fasadës së Muzeut Kombëtar), më vjen si "trinitrinë" për mua këtu në emigracion, shkrimi; "Dashuria për atdheun - ushtria më e fortë e një kombi", shkruar nga z.Orhan Frashëri, gjak i Frashërlinjve të mëdhenj. I ka bërë "autopsinë" historisë së dhimbshme, ndarjes nga trupi i NËNËS Shqipëri, i trojeve kosovare, me atë kalvarin e gjatë të dhimbjeve, shkaktuar nga kanibalët. Më gëzon ai optimizëm dhe besim, se Shqipëria do të bëhet si e ëndërronin rilindasit tanë dhe Kosova është një realitet që po e përjetojmë, pas mëse një shekulli. Po më mirë "vonë po s'mënon", thotë populli. Faleminderit veterani ynë dhe mirupafshim së shpejti në tribunën e festës së madhe të Kosovës