"Përtej të majtës dhe të djathtës", ose mazhoranca e integrimit
Nga Anastas PJETRI
Të gjithëve mund të na ketë rënë në sy terminologjia, gjestet e deri te mimika e fytyrës tek Edi Rama, Berisha e shumë kohë më parë te z. Nano, para gazetarëve dhe kamerave televizive. Në diskuret e tij shefi aktual i socialisteve ndoshta do të jetë frymëzuar nga filozofi i madh Niçe, kur thotë përtej të majtës dhe të djathtës.100 vjet më parë, filozofi moralist Niçe shkruante një nga veprat e tij, të quajtur përtej të mirës dhe të keqes . Po ti krahasonim shprehjet, kuptohet se kush është e mira dhe kush është e keqja. Kjo është ana e jashtme. Kurse së brendshmi me frazeologjinë e ndërtuar, në përmbajtjen e tyre ai pa frikë na shfaqet si një Obama në terrenin shqiptar. Moralisti Rama, nga mënyra se si e kërkon besimin e shqiptarëve, përmes votës së tyre, të duket sikur ka pika takimi me deklaratat e z. Nano, pas largimit nga pushteti dhe dorëheqjes së tij, ku ai i ftonte të gjithë opozitën dhe median ta linin të qetë qeverinë të punonte. Dhe diçka më vonë se kjo, përsëri z. Nano fliste, se Shqipërisë do ti shkonte më mirë për shtat një mazhorancë pa ngjyra politike, as vetëm blu, as vetëm rozë. E quajtur ndryshe, fjalë për fjalë nga goja e tij", një mazhorancë e integrimit, një mazhorancë kjo, që do ta përshpejtonte procesin e integrimit në BE. Këto skanë qenë fjalë, vetëm fjalë. Skanë qenë thjesht virtualizma, apo akrobaci mediatike të z. Nano. Mbase e teprojmë, por z. Nano shquhej për mendime. Një mendimtar në vendin jo të duhur dhe në kohën jo të duhur. Virtyti i një mendimtari shkëlqen te bujaria e tij për të ofruar veten, për të ofruar personalitetin dhe dinjitetin e tij si flijim, kur kërkon njohjen, shpesh i poshtëruar, shpesh me një ironi të larte dhe duke buzëqeshur. Gjithsesi slogani përtej të majtës dhe të djathtës është një realitet. Një realitet, që jo vetëm z. Rama, por dhe vetë z. Berisha e pranon. E pranon në heshtje, nuk shprehet, por punon tmerrësisht për të. Ky është një realitet që po kristalizohet, ndoshta do të bëhet më i dukshëm, më i prekshëm pas zgjedhjeve të reja që po afrojnë. Nga të gjitha veprimet njerëzore kuptohen shumë më pak ata që qëndrojnë pas një synimi. Të kuptohemi. Fjala është për synimet e politikanëve. Ne i kemi parë ata shpesh të kuptueshëm, të zakonshëm, prandaj dhe themi se problemet e mëdha që ka një vend, një shoqëri gjenden në rruge. Problemet e mëdha dhe fakti se çdo të ndodhë në një të ardhme të afërme ose të largët mund të deshifrohen. Sado hermetike të jenë, ato mund të kuptohen prej publikut. Kuptimin e atyre gjërave që u shpëtojnë nga goja, pa dashur, lidërve, politikanëve, baballarëve të sotëm të kombit". Ne që shkojmë pas tyre, asgjë nuk na përket më shumë se sa ëndrrat tona Të gjithë kanë ëndrrat e tyre. Më e bukura është se po i shohim me sy hapur. Shikojmë e dëgjojmë: Shqipëria 1 euro, një anëtar një votë, një polic në një kilometër, një i punësuar për çdo familje, një njeri një pemë e plot e plot njësha të tjerë. Ëndrra me pafundësi njëshash. Ndoshta ata do të jenë përsëri subjekti, forma, kohëzgjatja, aktorët dhe ne do jemi spektatorët.
Në këtë komedi që pritet të luhet në 28 Qershor e në vazhdim, ne do të jemi gjithçka vetë. Pas shfaqjes ne do të kemi frikë ose turp nga vetja. Do ngushëllohemi me idenë, se nuk mund të bëjmë asgjë. Se të ardhmen na e vendosin të tjerët, por nuk duam ta pranojmë. Se nuk jemi vetë përgjegjës për gjithçka që ndodh, pra për ëndrrat tona, por aq më pak edhe për gjendjen tonë zgjuar. Zgjedhja e lirë e jona ka babanë dhe nënën e saj. E ka te krenaria dhe te ndjenja e pushtetit të njeriut. Këto janë më se të vërteta, që për momentin herë na duken të mira, herë na duken të këqija. Herë janë të dukshme dhe herë janë të padukshme. Nocionet e të mirës dhe të keqes kanë kuptim vetëm lidhur me njerëzit dhe se ndoshta edhe këtu nuk janë të përligjura në kuptimin kur duhet të përdoren. Konceptimi fyes apo lavdërues i të tjerëve është diçka nga i cili në çdo rast duhet të heqim dorë. PS dhe PD, këto anije të politikës duhet ta dinë, se peshkohet më shumë në thellësi, sa më e ngarkuar të jetë anija dhe sa më i aftë të jetë kapiteni. Sa më thellë të mendojë njeriu, sa më me delikatese të ndjejë sa më shumë të çmojë veten, sa më tepër të largohet nga kafshët e tjera, sa më shumë t렠 duket si gjeniu mes kafshëve, aq më afër thelbit të botës dhe njohjes së saj do jetë. Një lider që shikon përtej mandatit 4 vjeçar të qeverisjes të paktën kështu mendon. Lideri nuk dehet nga aroma e luleve. Një parti me lider të dehur nga aroma e luleve, që nuk nxjerr mësim nga gabimet, s'ka pse i duhet as vetvetes... Gabimi duket se ka bërë efekt të kundërt. E ka bërë njeriun Ilir, dhe pasuesit e tij të thellë, delikatë, shpikës, që prodhon të atilla gjëra, sikur të ishin krerë fetarë apo artistë të shquar, që të tjerët, ata që i ndjekin nga pas dhe i dëgjojnë mjafton të besojnë dhe të kënaqen, dhe jo të arsyetojnë. Zakone të këqija që nxjerrin përfundime të këqija. Një e palogjikshme e nevojshme për Ilir Metën dhe të tijtë, dhe e panevojshme për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Në një farë mënyre dhe mase, LSI e Metës po ndihmon në kultivimin e përtej të majtës dhe të djathtës, ose të së ashtuquajturës mazhorancë e integrimit. Ilir Meta po kontribuon në kohëzgjatjen e misionarëve të viteve '90. Në fund të fundit kjo është politika. Qëllimi i madh i politikës duhet të jetë kohëzgjatja, e cila ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër duke qenë më e çmuar se liria. Shumë më e çmuar se liria. Të paktën kështu e quajnë. Vetëm në një kohëzgjatje të madhe, sigurisht të qëndrueshme dhe të siguruar, është i mundshëm një zhvillim i vazhdueshëm dhe në mënyrë fisnike. Sigurisht, kësaj i kundërvihet shoku i rrezikshëm i çdo kohëzgjatjeje, autoriteti. Në rastin e Shqipërisë, në këtë stad ku ndodhet, kohëzgjatja mund të identifikohet me një koalicion të mundshëm PS-PD. Kjo përbën një rrjedhoje të kohës që po kalojmë e kushtëzuar nga ndryshimi i forcave, i raportit të tyre brenda vetë partive të mëdha dhe midis tyre njëra me tjetrën. Qeverisja mund të bjerë që në muajt e parë për mungesë votëbesimi. Qeveria mund të shtrojë probleme kabineti dhe e bën shumicën kundër saj. Kryeministri ka shkaqe personale. Partia që formon qeverinë kërkon ndërrimin e Kryeministrit. Dhe së fundi ka një mospajtim të madh brenda një qeverie të shumicës. Pra ka shumë arsye. Dhe arsyeja më e madhe është se votat nuk mund të vidhen më. Ne jemi në 2009 dhe jo në 1996. Gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Kohëzgjatja e një qeverie të suksesshme është baraz me një mazhorancë përtej të majtës dhe të djathtës. Është baraz me të ashtuquajturën mazhorancë të integrimit. Të mendosh në këtë mënyrë do të thotë të nderosh realitetin. Në këto 20 vite ne kemi qenë thjesht një turmë popullore në ngazëllim, ku me lot në sy dhe me duartrokitje kush e kush ti puthte dorën liderit. Prandaj, për të mos humbur më veten, për të mos humbur arsyen, duhet të ikim, duhet ti largohemi këtyre ngjarjeve reminishente. Nuk duhet të veprojmë më si disa fise afrikane para prijësit të tyre, të cilat nuk i afrohen atij veçse duke ecur praptas dhe që dinë të tregojnë në të njëjtën kohë si nderimin e tyre ashtu dhe frikën.
Last Updated on Wednesday, 04 March 2009 21:42