E Diel, 1 Nëntor 2026

"...Por mbetemi vendi, ku Kryeministri bën të paditurin për sigurinë kombëtare"

 

 

Më në fund, një nga dëshirat e para të shqiptarëve - anëtarësimi në NATO! U kry pjesa e parë - vetëm ftesa!

Me së shumti duhet të themi se na ftuan ata që politikisht na gjykojnë pjesë e Europës dhe nuk u futëm ose nuk u ftuam për standardet tepër të larta tona karshi tyre!

Është një ditë e shënuar për shtetin shqiptar dhe politikën në tërësi, por çfarë na ndryshon kjo në jetën e përditshme të qytetarit të thjeshtë?

Në mënyrë absolute, asgjë veç asaj që jemi tani një nga vendet me të varfra të Europës, më i pakontrollueshmi në fushën e sigurisë kur çdo ditë mund të jemi në rrezikun e një vetësulmi të shtetit ndaj qytetarit nga paaftësia për të kontrolluar nivelin e sigurisë! Jemi vendi ku Kryeministri bën të paditurin për sigurinë kombëtare, ku ministri që ka firmosur vdekjen, na hiqet si engjëll etj.

Sidoqoftë, sot politika tund fuqishëm flamurin e ftesës ndaj NATO-s, sikur kjo na zgjidh problemet e panumërta që kemi! Por harron që në realitet ajo ka dështuar fund e krye! Nuk e di cilat janë reformat që përfliten se me sa shohim në lajme lart e poshtë, korrupsioni vazhdon galopin, institucionet janë kthyer në bursa financiare ku ai që ka ma shumë fiton, siguria është për të qarë hallin, kur për pak tragjedia e 350 gërdecarëve të kthehet nesër me një Big Bang kudo nëpër Shqipëri, me pasoja që vetëm me nr. viktimash do ta diferenconim me të!

Nesër është një ditë e re e ndoshta politika do zgjohet më reale e të fillojë reformat me përparësi e jo të bëjë ndryshime shabllone për të mbuluar sytë.

Shpresojmë që kjo ditë të jetë një ogur i mirë për të gjithë!

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›