"Çfarë shakaje, të krahasosh Kryeministrin irlandez me Berishën!"
Kur lexova komentin për shembullin e Kryeministrit të Irlandës, që megjithëse e ka renditur në 10 vjet Irlandën nga një vend që eksportonte vetëm kriminelë dhe prostituta, në një nga vendet më të zhvilluara të Europës, thashë me vete: Cilës derë i troket ky për të dëgjuar dritarja e Sali Berishës? Kryeministri i Irlandës nuk ngjan fare me këtë tonin.
Ky i joni, jo vetëm është bashkëfajtor kryesor që ne jemi vendi më i varfër e më i padrejtë i Europës, por na ka dëshmuar që dorëheqje nuk jep kurrë. Ai na e ka thënë thuajse qartë që e vetmja rrugë për ta hequr, është dhuna. E ka dëshmuar me prova këtë, nuk është e nevojshme të vuash shumë për ta kuptuar.