Konflikti Athinë-Shkup, Tirana zyrtare merr përsipër pajtimin
Tirana zyrtare ka marrë përsipër që të negociojë në mënyrë intensive në mënyrë që Athina dhe Shkupi të arrijnë në një marrëveshje të shpejtë për cështjen e emrit. Tirana do të ndikojë në faktorin shqiptarë në Maqedoni, që ai të shërbejë si katalizator pozitiv për të gjeneruar dialogun, ndryshe nga qëndrimi refraktor i nacionalizmit maqedonas. Burime diplomatike bëjnë të ditur se qarqet e Athinës zyrtare kanë vlerësuar qëndrimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe performancat e Tiranës zyrtare për të promovuar dialogun. Vetë presidenti Topi theksoi se është i gatshëm që Shqipëria të bëhët një urë për arritjen e një marveshjeje. Duke folur për këtë ai tha se do të luajnë një rol konstruktiv e moderator në rajon sikundër është bërë deri tani"