E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushner takon Metën: Mbështetje për vizat

Gjatë pjesëmarrjes në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Talin të Estonisë, shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Francës, Bernard Kushner.
Gjatë takimi është diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Mbështesim heqjen e vizave. Mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian", ka deklaruar Kushner gjatë takimit me Metën.

Edhe më parë, ministri i Jashtëm francez ka shprehur mbështetjen e tij të hapur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe ato të Bosnjës, me anë të një shkrimi të publikuar në mediat franceze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›