E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shpirti i fjalëve", me vargje shqiptare në Bukuresht

"Shpirti i fjalëve" është antologjia e pestë poetike shqiptare, që doli këto ditë në Bukuresht. Libri del nën përkujdesjen e një shoqate italo-shqiptare të gruas dhe të redaksisë së revistës Shqiptari,(Albanezul), me parathënien e shkrimtarit Visar Zhiti,   Parathënia dhe titujt e poezive dalin në të dy gjuhët, shqip dhe rumanisht. Poetët që përfaqësojnë Shqipërinë janë Natasha Lako dhe Petrika Grosi. Shpirti i fjalës në ballinë, dhe Shpirti i fjalëve në brendi. Kjo është antologjia e pestë poetike me mazhorancë shqiptare dhe minorancë të huaj, që doli këto ditë në Bukuresht, falë përkrahjes së botimit nga ana e Eduard M. Dilo, nip i eruditit Ilia Dilo Sheperi. Redaktor i librit është një dashamir i madh i poezisë shqipe (Mihai Antonescu), ndërsa autore e pikturës (Për shpirtërim poetik, prezente në ballinën e parë), është poetesha kosovare, Miradije Ramiqi. Në epokën e globalizmit, gjuha e Evropës është përkthimi, ndërsa nevoja për fjalë është domosdoshmëri e kohës që nga krijimi i botës. Dëshira për tu marrë me poezi, thekson Visar Zhiti, është e hershme, aq sa çështë i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për tu mrekulluar.         

Email This Klikime: 11

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›