E Diel, 1 Nëntor 2026

"Znj.Kryeprokurore, jepini popullit afate për daljen e fajtorëve të Gërdecit!"

Artikujt tuaj në faqet e Komenteve janë reale, faktike, dhe të lexushëm nga shumica e njerëzve; ndër ta edhe unë i lexoj me dëshirë. Të gjithë i dimë dobësitë e politikanëve tanë tranzicionistë, aq sa na mërzitin nëse i ripërsëritim ato kaq shumë. Unë kam këtë mendim: Më mirë të pyesim ç'do bëjë drejtësia me mëkatarët tanë, sesa të numërojmë gafat e tyre. Kurse të gjithë artikuj-shkruesit, nëse duan të ndikojnë për mirë, le të shkruajmë tema të tilla si: ç'duhet të bëjë qeveria në fuqi, pasi kemi marrë ftesën për në NATO?

Le të japim idetë tona, pavarësisht si janë ato. Është liria e fjalës që na ndihmon. P.sh., Zoti President, do vazhdohet me këtë lloj qeverie puna jonë? Z.Kryeprokurore, deri kur afërsisht do mbarojnë gërmimet, hulumtimet për përgjegjësit e Gërdecit? Ka edhe kjo pune një datë aproksimative, nuk lihet kështu me heshtje në infinit. Ose pyetja tjetër, a nuk është më mire t'i nxjerrim ne sot përgjegjësit e Gërdecit, sesa nesër kur t'i zbulojë Departamenti Amerikan? Pehlivanët tanë janë mjeshtra për të anashkaluar mëkatet. Ata kanë përfituar nga padituria e popullit tonë, frika e tij, varfëria e qëllimshme për të na lënë në pus të errët. Të shpresojmë se drejtësia në hetimin e Gërdecit të ngordhi edhe epokën e dhelpërive, pavarësisht se ka ende inercinë e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›