E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh asamblenë e PS në Vorë

 

Kryetari i partisë socialiste Edi Rama do të mbledhë sot në qytetin e Vorës Asamblenë Kombëtare të PS. Pas Shkodrës kryesocialisti ka vendosur që të gjithë anëtarët e PS t'i dërgojë në vendin ku para disa javës ndodhi ngjarja tragjike e Gërdecit. Diskutimet e asamblesë do të përqëndrohen rreth tragjedisë, për të cilën opozita nuk do të lejojë mbylljen e diskutimeve në parlamet deri në konfirmimin e përgjegjësve dhe dorëheqjen e kryeministrit Berisha. Tema të tjera të rendit të ditës do të jenë turi "Dialog me Shqipërinë" si dhe një raport i Kastriot Islamit për reformën zgjedhore si dhe një raport për zgjedhjet në organizata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›