Është bosh edhe një vend për mbret, (mbretëreshë)
(Në vend të humorit)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Jo një herë, shumë kolegë e kolege, por dhe shokë e shoqe jo gazetarë, më kanë nxitur të hedh idenë se, po ka një zgjidhje fatlume për të gjithë problematikat që po kalon Shqipëria. Tani fatlume apo fatkeqe jua lë ju në gjykim. E kemi parë Saliun më çallmë, reale ose virtuale, e kemi parë me qeleshe. Përse mos e shohim edhe me kurorë mbreti. E kemi parë Jozefinën të vishet si Lady, (Zot na ruaj Lady Makbeth). E kemi parë zyrën e saj që i ngjan një foyer-je. Kemi parë se si të dy po të vunë në listë shkon në gijotinë. Jo në gijotinën e Luigjve të Francës, por të diskriminimit politik. Për shembull po guxove, si miku im Aleksandër Biberaj, të thuash se ligji i lustracionit duhet parë me vizione të tjera, nuk je më në listën e deputetëve. Për shembull po qe se i shkon me ndershmëri dhe profesionalizëm hetimit të procesit të Gërdecit, ti nuk je më kryeprokurore, po e shënjestruar për tu linçuar. Thënë dhe stërthënë edhe pse Shqipëria fatlume po gëzon epokën e internetit bizantinizmi si psikologji, pra të sjellurit si mbret apo mbretëreshë absolute të kujton kryesisht Saliun dhe Jozefinën. Për Edin nuk po flas këtë radhë, sepse ai Zot shyqyr është lakuriq si e vërteta. Tani fjala lakuriq mund të ngatërrohet me fjalën nudo, por nuk e kam pyetur akoma mikun tim Edmond Tupja, se edhe fjalorin erotik nuk ma ka dhënë akoma. Gjithsesi le të kthehemi tek mbretërit tonë të pa shpallur. Pa u futur në detaje të tilla të vogla si klanizimi i pushtetit, (dikur oborrtarët ishin kryesisht me lidhjen e gjakut), përvetësimi pa limit dhe pa kaull i pasurive të shqiptarëve, deformimi dhe ribërja e historisë, në vartësi të ëndrrave që kam parë një natë më parë, etj, etj.
Të futurit në këto detaje do të ishte një recension. Por jo ekonomik. Tashmë dihet nga gjithë planeti se udhëheqësit më të mëdhenj të ekonomisë, lidershipi teorik i tyre, ndodhet në Shqipëri. E pamë edhe në Davos se çfarë leksionesh brilante mbajti kandidati ynë për mbret. E rëndësishme, pikërëndesa e mendimit tim është kurora. Sa diamante do të përmbaj ajo? Ku do të merren ata? Tani ne me Afrikën, nuk e kemi keq, xhanëm. Edhe Jalën e rrugën Kukës Morinë e kemi që presin para. Kështu që problem nuk ka.
Tani, në të vërtetë, një i vogël është në fakt: kurora do të jetë për një femër apo për një mashkull apo për ... larg qoftë ndonjë tranvestit? Këto më duken gjëra të dorës së dytë. Ajo që më lumturon është fakti se po të kemi një monarki (jo kushtetuese), natyrisht, populli do të bie rehat. Si mbret apo mbretëreshë, nuk do të na çojnë gjithë ditën kokën nëpër ekrane. Nuk do të merrem me pensionet. Me të përndjekurit politik. Me strehimin apo ku di unë hallet e popullit. Do ti shohim nëpër sallone analoge mbretërish, me karrocë apo limuzinë, çrëndësi ka, por ne të urtët, pa karta identiteti do të biem rehat shyqyr. Të kesh një mbret apo mbretëreshë, do të thotë të kesh më shumë liri. Më shumë oksigjen. Më shumë dinjitet. Edhe pse njëri është mysliman dhe tjetri katolik.
Fundja le ta bëjnë si tironsit: Le të shtijnë tek a çift kujt ti bjerë. Rëndësi ka që populli, qofte edhe në mënyre iluzive, të jetë pak më rehat. Unë atë dite do ta pijë një Uiski mbretëror, se me siguri gazetarët do ti ftojë.
Last Updated on Friday, 20 February 2009 13:50