Është rritur me 2 për qind forca zbuluese, krahasuar më të njëjtën periudhe të vitit të kaluar
Vjedhjet Tiranë, reduktohen në masën 20 për qind gjatë muajit shkurt
Strukturat e Policisë se Kryeqytetit, një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar parandalimit të vjedhjes së pronës në juridiksionin që mbulojnë, duke bërë të mundur gjatë muajit Shkurt 2013 reduktimin në masën 20 për qind të veprave penale në këtë fushë dhe rritje të forcës zbuluese me 2 për qind, krahasuar më të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Drejtoria e Policisë së Qarkut, krahas intensifikimit të punës, po bashkëpunon edhe me Drejtorinë Rajonale të CEZ Shpërndarje në Tiranë, me qëllim monitorimin në terren me specialistët e rendit dhe të sigurisë për të ndërprerë çdo abuzim me energjinë elektrike dhe lidhjet energjetike të paligjshme apo dëmtime të pronës së CEZ Shpërndarje.
Në vijim te masave të marra, ditën e djeshëm nga shërbimet e Komisariatit te Policisë nr. 6 Tirane, është bere arrestimi i dy shtetasve për arsye se këta shtetas ne bashkëpunim me një person tjetër janë kapur duke vjedhur transformatorin e dritave te fshatit Celoberzes, të Komunës Ndroq-Tirane. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve ju sekuestrua mjeti me targe TR 2875F me te cilin do te transportohej transformatori, si dhe disa pinca, doreza etj qe kane shërbyer për çmontimin e transformatorit. Po punohet për kapjen e autorit tjetër te kësaj ngjarje. si dhe për dokumentimin ligjor te ngjarjeve te tjera te kryera nga këta persona. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje te mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale te vjedhjes kryer ne bashkëpunim parashikuar nga nenet 134/2 Kodit Penal.