Çudia ‘Salihi’, 13 gola që s’e bindin Ari Hanin
• Sulmuesi më në formë i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi është në pikëpyetje të madhe për sa i përket grumbullimit për ndeshjen miqësore kundër Moldavisë, të cilën kuqezinjtë do ta luajnë në transfertë më 26 mars.Jetmir Halilaj Burime pranë FSHF-së bënë të ditur se Ari Han nuk ka vendosur ende për sulmuesin shkodran dhe në listën që përpiloi gjatë kohës që ishte në Tiranë pak javë më parë e ka lënë me pikëpyetje emrin e Salihit. Nëse Han nuk ndryshon mendje atëherë kjo do të ishte padyshim një surprizë e hidhur për bomberin, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola me Riedin dhe është padyshim një ndër futbollistët më në formë të Kombëtares. Askush nga legjionarët nuk ka shënuar aq sa ai këtë vit, ndërkohë që ajo që cilësohet dyshja titullare e sulmit kuqezi, Bogdani-Kapllani kanë shënuar vetëm një gol të dy bashkë gjatë gjithë këtij sezoni. Tekniku Han e ka përpiluar listën e tij disa javë më parë, por Hamdi Salihi gjatë dhjetë ditëve të fundit ka realizuar tre gola në kampionatin austriak. Të tjerët Trajneri i Kombëtares shqiptare nuk ka vendosur të grumbullojë as Migen Memellin e Ansi Agollin, dy nga lojtarët që shkëlqyen në zborrin e Turqisë në muajin janar. Asnjëri prej tyre nuk do të jetë i grumbulluar. Të njëjtin fat ka pasur edhe portieri Ilion Lika, i cili aktualisht aktivizohet te FC Terek Grozni. Ari Han ka vendosur të ketë vetëm 18 futbollistë në dispozicion për këto dy ndeshje dhe dy portierët që ai ka shënuar në listë janë Arjan Beqaj e Isli Hidi. Qendërmbrojtësi Nevil Dede është një tjetër futbollist i lënë jashtë. E reja e vetme është fakti që në ndeshjen kundër Arabisë do të jetë i grumbulluar qendërmbrojtësi i Apolonisë, Maringlen Shoshi, i cili deri tani është aktivizuar me përfaqësuesen U-21. Ai do të zëvendësojë Tefik Osmanin, i cili është lënë jashtë për shkak se nuk e ka bindur trajnerin Ari Han në zborin e Antalias. Për këtë ndeshje do të jenë të grumbulluar edhe disa lojtarë të tjerë të Kombëtares U-21 si Elis Bakaj, Gilman Lika dhe Xhevahir Sukaj. Është lënë jashtë Jahmir Hyka, ndërsa do të jetë i grumbulluar Klodian Duro. Ndeshjet Shqipëria do të luaj dy ndeshje miqësore në muajin mars. Më 21 mars kuqezinjtë do të përballen me Arabinë Saudite në transfertë, ku Ari Han do të ketë në dispozicion lojtarët e Kombëtares “B”, pra futbollistë të kampionatit shqiptar, pasi kjo datë nuk është e lirë nga FIFA për miqësore dhe klubet nuk i lejojnë futbollistët që luajnë jashtë që të mund të paraqiten në këtë takim. Përfaqësuesja shqiptare do të luajë pesë ditë më pas në Moldavi kundër Kombëtares vendase, por aty do të jenë të grumbulluar të gjithë lojtarët e ekipit A, pasi 26 marsi është datë e lirë nga FIFA. Në të dyja ndeshjet trajneri i kuqezinjve, Ari Han, ka ndërmend që të grumbullojë vetëm 18 lojtarë dhe sipas të gjitha gjasave në ndeshjen e dytë pritet që të jenë vetëm 3 ose 4 prej atyre që do të grumbullohen në ndeshjen e parë, pasi pjesa tjetër do të zëvendësohen nga lojtarë të Kombëtares “A”. Kalendari Federata ka vendosur të ndryshojë datën e ndeshjeve të kthimit të Kupës së Shqipërisë të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet do luheshin më datë 19.03.2008, por për shkak të miqësoreve të Kombëtares (21-26 mars) do të zhvillohen më datë 12.03.2008. Është spostuar edhe java e 25-të të kampionatit e programuar për në 22.03.2008. Ndeshjet luhen më datë 14.05.2008. Marenglen ShoshiMaringlen Shoshi, mbrojtësi 21 vjeçar i skuadrës së Apolonisë do të grumbullohet për herë të parë me skuadrën e parë Kombëtare. Ari Han ka vendosur të marrë atë në vend të Osmanit për ndeshjen kundër Arabisë Saudite, takim që do të luhet në Damam më 21 mars. Grumbullimi i Kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme do të fillojë më 17 mars. Ilion LikaIlion Lika, portieri i Kombëtares shqiptare që aktivizohet te skuadra çeçene e FC Terek Groznit nuk do të jetë i grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares. Përveç tij Ari Han ka vendosur të mos grumbullojë as Nevil Deden që luan në Kinë dhe Migen Memellin e Ansi Agollin. Këta dy të fundit ishin ndër më të mirët në zborrin e Turqisë. Roli i Salihit I çuditshëm është fakti që trajneri Ari Han e vë në diskutim sulmuesin shkodran. Kjo do të thotë se për të do të jetë shumë e vështirë për të siguruar një vend titullari në Kombëtaren shqiptare, megjithëse aktualisht është sulmuesi me rendimentin më të mirë këtë sezon.