E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen armë e municione

• DURRËS – Ndalohet në flagrancë duke kanosur me armë dhe i gjenden armë të tjera e municione në makinë.Burime pranë Policisë së Durrësit bënë të ditur se u prangos Denis Kapidani, 24 vjeç, banues në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit. Sipas burimeve i riu u ndalua në momentin që po kanoste me armë bashkëqytetarin e tij A.T. në lagjen nr.18 të qytetit, pas një konflikti për motive të dobëta. Menjëherë pas ndalimit, efektivët e policisë kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në automjetin e Kapidanit. Pas kontrollit në kabinën e makinës tip kamion me targë DR 2454 E, u gjetën një automatik model 56 me 100 copë fishekë, një pistoletë model 54 me 8 copë fishekë si dhe një thikë e cila përmbush kushtet për t’u cilësuar armë e ftohtë. Burimet pohuan se ndaj 24-vjeçarit rëndojnë akuzat e “kanosjes serioze për jetën”, “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’, si edhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›