E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Piktura ime që hapi debat për mbretërinë në Australi”

• Guvernatori David de Kretser qëndron përballë portretit të tij dhe përbri tij qëndron artistja shqiptare, Anna Prifti.ANILA MEMAËshtë një pikturë me dimensione tepër të mëdha realizuar kohët e fundit nga shqiptarja, itinerari i të cilës është paraqitja e kësaj vepre për çmimin “Archibald” të këtij viti në Australi. Por nga ana tjetër, Guvernatori i Viktorias, David de Kretser, pranon vështirësinë e një përfaqësuesi zyrtar të mbretëreshës, i cili ulet përballë një portreti që vë në pikëpyetje rolin e monarkisë në Australi. “Ndonëse i pyetur për detaje, ai e shmang pyetjen me të qeshura. Nuk mendoj se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, shprehet guvernatori për ‘The age’, një nga mediat më të njohura në vend. Nëse Australia vendos se ajo do të ketë ndryshim kushtetues, atëherë ajo do të ndodhte në kohën e përshtatshme”. Por çdo heshtje mund të falet për të. Guvernatori austriak në veprën shqiptare Gjatë mandatit të tij si Guvernator në vitin 2006, Profesor de Kretser, 68 vjeç, ka kaluar jo pak telashe me komentet e tij për të paevitueshmen e kthimit në një republikë. Por portreti i tij për çmimin Archibald, pikturuar nga ikonografistja dhe specialistja e artit bizantin, shqiptarja Anna Prifti, e cila është një nga artistet e para që renditet në Melburn për realizimin e ikonografisë, mundet gjithashtu ta shfaqë një bindje të tillë. Ajo çfarë artistja ka paraqitur në veprën e saj është një panoramë e gjallë, ku në plan të parë ulet Profesor de Kretser, i veshur me një këmishë të zakonshme blu, (në ikonografi kjo ngjyrë i referohet humanitetit), duke përkundur mbesën e tij foshnjë, me emrin Sienna. Por pas tij dominojnë tre imazhe të larguara të një mbretëreshe. Në të djathtë është një çafkë gjigande, tani e zhdukur. Rreth tij vorbullojnë qarqe që përfaqësojnë qelizat humane, vezë dhe spermë, materiali bazë në punën e tij si specialist fertiliteti. Kjo është gjithçka paraqitet në veprën që pritet të konkurrojë brenda kësaj jave për çmimin që prek shifrën 50 mijë dollarë. Shqiptarja konkurron në “Archibald”“Mua më lindi pyetja, a do të mbetet kreu i vendit tonë në pozicionin e mbretëreshës, apo do të bëhet njeri i popullit? Ndaj kur e pashë tek luante me mbesën Mahalia, 2 vjeçe, mendova pse të mos e realizoja në një pikturë të tillë”, tha Prifti, e lindur në Shqipëri dhe e emigruar në Australi në vitin 2000. Prifti, aktualisht është nëna e një djali dyvjeçar, por në të njëjtën kohë është në të njëjtin grup, si nusja e Profesor de Kretser, Louise. “Nuk doja ta pikturoja de Krester si guvernator. Ajo që doja unë të nxirrja në pah, ishte mirësia e tij. Unë dëshiroja ta pikturoja atë si gjysh dhe shkencëtar që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të kenë fëmijët e tyre”, shprehet shqiptarja për “The age”. Ndërkohë konkursi për çmimin “Archibald” do të realizohet brenda kësaj jave, ku në datën 7 mars do të shpallet edhe fituesi që do të rrëmbejë 50 mijë dollarë. Ky çmim i tillë ka nisur të ndahet në vitin 1921, për të paraqitur portretet dhe për të përjetësuar kujtimin e australianëve të mëdhenj. Këtë vit në konkurrim janë mes 500 dhe 700 hyrje të reja.Aktivitetet2007    Ekspozitë në grup në Art Melbourne  2006    Ekspozitë personale “Analizë jetës së re” Art Aust Gallery, Richmond2005    Ekspozitë në Parkville2005    Ekspozitë në Melbourne2002-‘05    Ka realizuar projektin për pikturat bizantine murale1992-‘97    Ekspozitë në grup në Athinë1988-‘91    Ekspozitat e pranverës në Galerinë e Arteve në TiranëAna, shqiptarja e AustralisëAna Prifti aktualisht punon dhe jeton në Melburn. Ajo ka studiuar arte që në moshë të vogël dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1994. Që kur ka emigruar në Australi, në vitin 2000, Ana ka marrë edhe një tjetër diplomë për Grafik Design në Universitetin “Suinburne” në Melburn. Më parë ajo ka studiuar stilet bizantine dhe projektet murale në Chalkis, Greqi, e sponsorizuar nga Arkdioqeza greke në Australi, dhe së fundi ka marrë pjesë në komisione të ndryshme në pikturat e murale bizantine në shumë kisha të Melburnit. Ana ka shumë kërkesa në punën e saj dhe konsiderohet ikonografistja e parë në Australi. Në punët bashkëkohore ajo është e angazhuar në teknika të vjetra bizantine dhe gjuhë të kodeve simbolike të ikonografisë. Punët e saj janë bërë pjesë e ekspozitave personale dhe kolektive në Australi dhe Evropë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›