E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sinagoga e dëmtuar, mungojnë fondet”

• Sinagoga hebraike, që ndodhet në qendër të Sarandës dhe e identifikuar si e tillë vetëm pak vite më parë, kërkon më shumë vëmendjenë këtë prag sezoni turistik, kur dihet që numri i turistëve vendas dhe të huaj në këtë qytet në jug të vendit është i madh. Përgjegjësi i zyrës së monumenteve të kulturës në Sarandë, Feruz Shabani, tha për median se mjedisi rrethues i sinagogës duhet të përfshihet në një projekt rehabilitimi. “Kohë më parë realizuam vetë një rehabilitim të rrethimit, por tashmë ai është dëmtuar. Ne na mungojnë fondet financiare për të bërë një rrethim të ri”, thotë ai.Kanë kaluar gati 5 vjet nga zbulimi i sinagogës, që vlerësohet nga arkeologët si më e plota në Mesdhe për sa i takon kulturës hebraike. Faltorja e besimtarëve çifutë, një sinagogë antike e shekullit V-VI-të, dëshmi e kultit hebre, ndodhet brenda murit të qytetit antik të Onhezmit, emër me të cilën është njohur në lashtësi qyteti i Sarandës. Arkeologët shqiptarë kanë vlerësuar se kjo sinagogë është më e plota po të krahasohet me dy sinagoga të zbuluara në Maqedoni dhe Selanik, prania e së cilave nuk është aq e dokumentuar sa në Sarandë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›