E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rikthehet dëbora 10 cm

• KUKËS – Disa centimetra dëborë në verilindje të vendit kanë kujtuar banorët e këtyre zonave se stina e ftohtë nuk është larguar plotësisht.Kështu, ata nuk janë habitur shumë tek kanë parë dëborën të mbulojë vendin. Reshje dëbore kanë rënë në zonat rurale në verilindje të vendit gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë dita e diel. Dëbora e rënë ka arritur një trashësi prej 10 centimetrash, por nuk ka paraqitur problem për akset rrugore të rajonit. Bëhet e ditur se dëbora ka rënë në zonat që ndodheshin 700 metra mbi nivelin e detit, si në komunat e Topojanit, Zapodit, Shishtavecit, Arrnit, Surrojit, Grykë Çajës, Kalisit, Bushtricës, si edhe në zonën e Qafë Malit. Sipas burimeve policore mësohet se dëbora e rënë nuk ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në akset rrugore të këtij rajoni. Ndërsa për fermerët, dëbora ka qenë një ogur i mirë, pasi thatësira e tejzgjatur rrezikonte fillimin e mbjelljeve të pranverës.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›