Çuditërisht diplomat!
Fatos Hakorja
Nëse për herë të dytë ulem të shkruaj për një ambasador të huaj, për të njëjtin ambasador, po e bëj për faktin se sa më shumë po i afrohet skadimit të mandatit, aq më shumë po çudit me qëndrimet e tij politike e aspak diplomatike. Unë s’kam asnjë konflikt me diplomatin e aq më pak me atë çka ai përfaqëson. Thjesht më tërheqin jo pak vëmendjen deklaratat e tij të herëpashershme dhe mesazhet e çuditshme që ato mbartin. Po flas sërish për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Jonh L. Withers II Qëndrimet e tij më të fundit, të pak ditëve më parë, kishin të bënin me pakënaqësi ndaj rrëzimit, nga Parlamenti, të një kandidature të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe për situatën politike në vend, të cilën e cilësoi si krizë qeverisje. Tek e para vuri në dyshim të drejtën kushtetuese të Kuvendit për të votuar politikisht. Tek e dyta injoroi me, ose pa, dashje veprimet radikale të opozitës, duke lënë të kuptohet se heshtja anonte majtas, ndonëse në kundërshti të plotë me qëndrimin e shprehur nga shefat e tij në Washington, siç ishte ai zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, Stuart Jones, më 11 maj, i cili tha qartë se greva e urisë dhe bojkoti i opozitës janë të dëmshme për perspektivën e Shqipërisë në integrimin evropian.
Por ajo më e rënda është deklarata e 5 majit të këtij viti, në prezantimin e një anketimi mbi korrupsionin, në Tiranë. E këtu nuk kritikoi as Kuvendin e Shqipërisë, as Kryeministrin, as Presidentin e Republikës, gjyqësorin apo ndonjë tjetër institucion kushtetues në vend, por përbalti një projekt të Qeverisë amerikane, që ai përfaqëson në Tiranë, duke e vënë atë në dyshim, e duke shfaqur kështu shenjat e një errësimi diplomatik. Më 5 maj, ambasadori Withers, përdori fjalën “i çuditshëm” për një short të hedhur në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, një institucion kushtetues që buron nga Kuvendi, në një deklaratë që s’mund të them se ishte më pak e çuditshme se vetë çudia e ambasadorit. Citoj faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA –ve në Tiranë: “Institucione si Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive, i cili së fundmi festoi përvjetorin e tij, dhe po së fundmi mbajti një short paksa të çuditshëm (rather odd lottery), shihen midis atyre që janë më pak ndihmues në luftën ndaj korrupsionit.”
ILDKP–ja ndoshta është ndër ato institucione që mund të jetë më pak ndihmues në luftën ndaj korrupsionit, e këtë nuk pretendoj ta di më mirë se z. ambasador.
Por që edhe një short elektronik qenkërshka i çuditshëm, aq më tepër kur është i organizuar me sigël amerikane dhe me infrastrukturë amerikane dhe i monitoruar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, këtë nuk e kuptoj. Meqë vetë zoti ambasador nuk e shpjegoi se ku qëndron çudia, po përpiqem të fantazoj e këtë fantazi ta hedh në këto rreshta.
Mos vallë çudia qëndronte te fakti se në këtë short me dyer të hapura merrte pjesë nëndrejtori i USAID –it në Shqipëri, zoti Sean Huff? Nuk e besoj këtë! Por mos ndoshta tek ajo që tha zoti Huff, teksa “vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Inspektoratin e Lartë, si edhe rolin e institucionit në luftën për parandalimin dhe shmangien e korrupsionit”? ( -njoftim zyrtar i ILDKP). Ndoshta këtu, sepse ambasadori amerikan mendon ndryshe nga zyrtari amerikan i USAID. Kjo është çudi më vete, sepse kësaj here diplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vuri në pikëpyetje besueshmërinë e një projekti të Qeverisë që përfaqëson. E nëse kundërshtitë ndaj institucioneve demokratike, kushtetuese e të pavarura të Shqipërisë mund edhe t’i kuptoj, dyshimin ndaj USAID e kam të vështirë ta shoh si objektiv. Por, mos vallë ambasadori është shqetësuar për emrat e listës së shortit elektronik amerikan, për përzgjedhjen e 4 për qind të zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria? Këtu po ndalem e po i jap të drejtë vetes të dyshoj unë. Ndoshta ambasadori Withers është shqetësuar që shorti elektronik i ILDKP dhe USAID përcaktoi rastësisht që t’i bëhej transparenca pasurisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Ramës, që është edhe kryetar i Partisë Socialiste, mes mjaft zyrtarëve të tjerë e deputetëve të majtë e të koalicionit qeverisës PD – LSI. Nëse është kështu, është padyshim shqetësuese që një diplomat i kundërvihet projektit të Qeverisë së tij për transparencën, vetëm se në sitë do të shkohet pasuria e një individi për të cilin mund të ketë thjesht simpati, ndonëse ky individ është i barabartë me të gjithë të tjerët, si përpara shortit, ashtu edhe përpara ligjit. Vetë Rama, në një emision televiziv, nuk shfaqi ndonjë ankesë për këtë fakt. Ndërsa shqetësimi i diplomatit për shortin ishte më i madh se vetë ai i shefit të opozitës. E si ka mundësi ky shqetësim diplomatik për kontrollin ndaj kontove bankare të një kryebashkiaku, për të cilin ka akuza publike se 80 për qind të lejeve të ndërtimit në territorin që administron ua ka dhënë vetëm dy firmave private? Si është e mundur që një ambasador të shqetësohet se një institucion kushtetues, me short dhe jo me vendim, do t’i bëjë transparencën një drejtuesi politik, ndonëse jo politikan, kur përpara ligjit dhe transparencës janë të gjithë të barabartë, qytetarë, politikanë, shqiptarë, të huaj, punonjës administrate qofshin këta edhe diplomatë?
Por ndoshta është i shqetësuar edhe për faktin se, teksa Rama do të jetë i zënë me llogaridhënien për pasurinë e tij, nuk do të ketë kohë të recitojë vjersha e të tregojë përralla, njësoj si ai, nëpër kopshte e shkolla, apo të merret me punët e partisë për ca vjet të tjera në opozitë. Këtë mund edhe ta kishte thënë, se do na jepte mundësinë që kohën që po i vëmë në dispozicion fantazisë për të kuptuar mesazhet e tij, ta shpenzonim në mënyrë më produktive apo argëtuese. E nëse me të vërtetë është kështu, më vjen keq të pohoj, se ambasadori John L. Withers II, që erdhi në Tiranë si diplomat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po largohet nga Shqipëria si përfaqësues i Partisë Socialiste, duke u lënë shqiptarëve shijen e hidhur të një diplomacie tek e cila kanë pasur besim deri në verbëri.
Dhe ashtu siç e thatë ju, zoti ambasador, dje në Elbasan, puna juaj si ambasador ka pasur vështirësitë e veta në Shqipëri, për shkak të situatës politike. Por do shtoja se diplomacia është e vështirë në çdo vend, edhe aty ku nuk ka situata politike, sidomos kur ajo bëhet në forma të çuditshme.