Eurobondet, këtë vit interesat më të larta
Shqipëria e cila u përgatit për të dalë në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një eurobond, duket se do ta zgjasë procesin deri pas majit për shkak të situatës jo të favorshme të krijuar. Sipas Wall Street Journal, maji me shumë mundësi do të jetë një nga muajt më të qetë sa i përket bankave që shesin eurobondet dhe kjo vjen pas një dyndjeje të lartë aktiviteti të viteve të fundit. Në kohën kur shumë investitorë janë optimistë për perspektivën e zhvillimit ekonomik, kërkesa për siguri qëndron e para, situatë që erdhi si rezultat i borxhit të eurozonës dhe krizës fiskale. çmimet e aseteve janë luhatur ekstremist përgjatë këtij muaji, duke rritur në mënyrë drastike premion që investitorët ngarkojnë mbi eurobondin. Pavarësisht krizave të hershme, shumë qeveri nuk duan të marrin borxh me çdo kusht dhe si rezultat një numër i madh i atyre që shesin duke filluar nga Malajzia deri te Shqipëria, kanë anuluar ofertat e tyre për të evituar pagesën e interesave të larta. Gjatë 12 muajve të kaluar, bankat kanë variuar në një mesatare më shumë se 10.5 miliardë dollarë transaksione eurobondi për muaj. Kjo është shuma më e vogël e parave që janë marrë borxh nga tregjet kapitale ndërkombëtare qysh nga korriku i 2008-ës. E fundit herë që në një muaj u mbyll vetëm një marrëveshje ishte në dhjetor të 2000-ës.