E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC, sponsori i Shqipërisë në Olimpiadën 2008

Kompania e telefonisë celulare AMC do të mbështesë financiarisht përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Pekin 2008. Dje, në ambientet e hotel "Sheraton" në Tiranë, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Hysen Domi, dhe drejtori ekzekutiv i AMC-së, Stefanos Oktapodas, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit. Përveç financimit të delegacionit që do të marrë pjesë në aktivitetin madhor që do të organizohet në kryeqytetin e Kinës, kompania do të kontribuojë gjithashtu edhe në projektet e rëndësishme që do të realizojë gjatë këtij viti Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Pasi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që AMC-ja i jep sportit në vendin tonë, Domi veçoi kontributin që po jep kjo kompani për ta çuar në një nivel të ri Lëvizjen Olimpike Shqiptare. "Ju siguroj në emër të KOKSH, se do të bëjmë të pamundurën për të nderuar këtë bashkëpunim. Marrëveshja e sotme e partneritetit midis KOKSH dhe AMC-së pritet t‘i japë rezultatet në Lojërat Olimpike të 2008-ës", u shpreh ai. Pekin 2008 do të jetë olimpiada e dytë që sponsorizohet nga kompania e telefonisë celulare (pas Athinë 2004) dhe drejtori ekzekutiv, Oktapodas, theksoi se nxitja e vlerave më të mira sportive është shumë e rëndësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›