E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzoi me pronat, arrestohet ish-kryetari i komunës

Antikorrupsioni ka vënë në pranga një ish-kryetar komune në rrethin e Pogradecit. Mbrëmjen e së mërkurës, në këtë qytet është arrestuar ish-kryetari i Komunës Dardhas të këtij rrethi, Ditor Fraholli, 37 vjeç, me akuzën e korrupsionit pasiv. I vënë në ndjekje prej kohësh, ish-kryetari i Komunës Dardhas është ndaluar në një postbllok policie në qytet dhe pasi i është komunikuar akuza e kryerjes së veprës penale për korrupsion pasiv është arrestuar dhe ka përfunduar në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Pogradecit. Aksioni për arrestimin e tij është kryer nga sektori i antikrimit ekonomik të Drejtorisë Rajonale të Policisë Korçë, në bashkëpunim me policinë e Pogradecit. Burimet e policisë thanë se ish-kryetari i komunës që e la postin në zgjedhjet e fundit lokale, ka abuzuar me detyrën duke ndarë toka me lekë dhe duke bërë pronarë persona që nuk kishin të drejtë ta përfitonin tokën kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›