Adebajor: Henri, tani zëvendësi im
Sulmuesi i Arsenalit, Emanuel Adebajor, mendon se Tierri Henri nuk do të gjente më vend në formacionin e "topçinjve". Ai ka shkuar deri aty sa e ka cilësuar francezin si zëvendësin e tij hipotetik, pasi po kalon një formë të shkëlqyer. "Nëse Tierri Henri do të kthehej tek Arsenali, ai nuk do ta kishte vendin e siguruar, por do të ishte zëvendësuesi im. Që kur kam ardhur te Arsenali kam bërë maksimumin dhe jam i lumtur që tani trajneri dhe tifozët janë të kënaqur me atë që po jap", tha ai.