E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriano Galiani: Ronaldinjo do vetëm Milanin

“Blerje 45 milionë euro në merkato nuk do të ketë. Nuk janë të pranueshme me bilancet e skuadrave italiane”. Administratori i deleguar i Milanit Adriano Galiani i është përgjigjur kështu të gjitha pyetjeve rreth merkatos së kuqezinjve.

“Nëse do të ketë çmime më të arsyeshme atëherë edhe blerjet e mëdha si ajo e Adebajor do të vijnë”, ka vazhduar zëvendës presidenti i kuqezinjve. Për sa i përket tratativave me Barcelonën për Ronaldinjon, Galiani ka konfirmuar: “Flas shpesh në telefon me vëllain dhe njëkohëshit menaxherin e tij dhe Dinjo në mendje ka vetëm Milanin”. Por edhe pse fantazisti brazilian ka në mendje Milanin vetëm dy ditë më parë ai i dërgoi një mesazh trajnerit të ri të Çelsit Luis Felipe Skolari dhe një transferim i tij i mundshëm tek blutë e Londrës mund të shihet si një alternativë.

Por ditët e fundit është folur shumë edhe për një rikthim të mundshëm të Shevçenkos në Itali, por tek Sampdoria. Galiani shprehet: “Nëse kthehet në Itali do ta bëjë këtë vetëm për Milanin”. (B.Sportit)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›