Harasani: Berisha gënjen për nivelin e jetesës
Partia socialiste ka reaguar sot për jetesën në përkeqësim të Shqiptarëve. Deputeti i PS-së, Andis Harasani ka kërkuar që kryeministri të thotë të vërtetën lidhur me nivelin e jetesës së shqiptarëve. “Me një inflacion të hapur të deklaruar në masën 4 përqind, por që në të vërtetë i ka kapërcyer edhe dy-tre pikë të tjera dhe është pothuaj në nivelin e 7 përqindshit e ndoshta diçka më shumë, rritja e pagave që bëhet, është në fakt vetëm një indeksim i tyre”.
“Eshtë thjesht një përpjekje e dëshpëruar dhe pa fryt për të ndjekur pas rritjen galopante të çmimeve, duke nisur që nga energjia elektrike e deri tek artikujt bazë të ushqimit të përditshëm” – vazhdoi Harasani.