Aguero: Unë bëra tifo për Romën
Sulmuesi argjentinas i Atletikos së Madridit, Serxho Aguero, ka treguar se ka qenë i lumtur ku ka parë Realin e Madridit të eliminohej nga Liga e Kampioneve. "Më vjen keq për madrilenët, por kështu shkojnë gjërat. Eliminimi i tyre ka bërë të lumtur tifozët tanë dhe unë jam po aq i kënaqur sa ata. Tani besoj se do të jemi mes katër skuadrave më të mira në kampionat dhe se do të luajmë vetë në atë kompeticion gjatë vitit të ardhshëm. Na mjafton që të luajmë si ndaj Barcelonës", deklaroi Aguero.