E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajs në Kinë, viziton të prekurit nga tërmeti

Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs, ndodhet për një vizitë në zonat e prekura nga tërmeti në Kinën jugperëndimore.

Takimi ka qenë i planifikuar që më parë dhe Rajs do të shohë nga afër situatën në vendin që u prek nga tërmeti. Sipas llogaritjeve të barë, pas tragjedisë natyrore, tyhuajse 90 mijë vetë kanë humbur jetën kur tërmeti goditi provincën Sicuan në muajin maj.

Fill pas ngjarjes dhe apelit për ndihmë të vendasve, Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekjet humanitare ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për të mbijetuarit.

Dr.Rajs do të udhëtojë sot më vonë gjatë ditës për në Pekin për bisedime me homologun e vet kinez, Jang Jeçi.

Takimi i tyre pritet të fokusohet në çështjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Vetëm pak kohë më parë, Korea e Veriut dha një sinjal pozitiv për çështjen e hartës bërthamore dhe pas deklaratës ka qenë presidenti amerikan George Bush, i cili premtoi se do të propozonte brenda 45 ditësh daljen e Koresë së Veriut nga harta e atyyre vendeve që mbështesin terrorizmin.

Por premtimi i bërë nga Korea e Veriut u vlerësua, ndonëse u gjykua me pesimizëm nga politikanët, duke u konsideruar si një deklaratë që nuk mund të mbahej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›